Komani: Protestat në Tiranë tregojnë kërkesë të fortë të rinisë për pjesëmarrje dhe ndryshim politik

E ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, aktivistja Lindita Komani e ka cilësuar si të jashtëzakonshme frymën e protestave të fundit në kryeqytet, duke theksuar se marshimet masive tregojnë zgjimin e rinisë që kërkon të marrë në dorë fatet e vendit përballë një qeverisjeje që ajo e quan autokrate.

" Atëherë unë dua të them që është e jashtëzakonshme ajo protestë dhe është një ndjesi dhe një përjetim shumë i madh që të jesh pjesë e asaj proteste.

Jam çdo ditë në protestë, me përjashtim të dy ditëve që s'kam pasur mundësi për shkak të punës. Kam qenë çdo ditë aty katër-pesë orë që në shesh, duke qëndruar, duke dëgjuar çfarë flitet, dhe pastaj pjesa më e bukur që është marshimi. Që i kemi kaluar nëpër të gjithë lagjet e Tiranës pothuajse dhe ka qenë një shenjë shumë e madhe për të treguar në mendimin tim që sidomos rinia, sepse kjo protestë prihet nga rinia, rinia kërkon ta rifitojë qytetin.

Rinia kërkon të tregojë që do të bashkëvendosë, do të jetë pjesëmarrëse në fatet e Shqipërisë, si të tashmen ashtu dhe të ardhmen e saj. Të pakësojë pushtetin e një qeverie që është kthyer tashmë në një qeveri autokrate që nuk tregon më asgjë se çfarë bën, po na ballafaqon me fakte të kryera.

Sikurse ishte projekti i Zvërnecit, siç ka qenë dhe projekti i Teatrit Kombëtar, siç ka qenë dhe projekti i armëve kimike më herët.

Këto tregojnë një konsistencë të kësaj qeverie për të mos bërë asnjë lloj kontakti me qytetarët, por për t'i thënë 'ju thjesht do na votoni ditën e votimeve dhe ne me mjetet tona do arrijmë t'i marrim sa vota të duam'. Pra, qytetarët kanë arritur në pikën e një zemërimi dhe unë mendoj që që në ditën e parë në datën 31 maj dhe pastaj sidomos me 1 qershor kur pati një dyndje të njerëzve, iluzioni që njerëzit e duan Ramën unë mendoj që vdiq.", u shpreh Komani.\

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET