Shtrepi: Brazili dominoi, por goli i Japonisë ishte fantastik dhe me guxim
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Josel Shtrepi ka komentuar kualifikimin e Brazilit, duke vlerësuar lojën e tyre dominuese, por pa kursyer elozhet edhe për guximin dhe golin e bukur të Japonisë.
" Brazili kalon fazën e një të tridhjetedytave me një lojë që e dominoi. Është e vështirë të kërcesh samba po themi, kur ekipi i Japonisë luan i gjithi mbrapa, tenton me disa kundërsulme të sulmojë. Është i rrezikshëm se me thënë të drejtën ka bërë një gol fantastik. Mua më ka pëlqyer shumë goli i Japonisë. I nisur me një vertikalizim i thjeshtë me dy-tre pasime, me guxim për të goditur portën", u shpreh Shtrepi.
