"Brazili i frikshëm në pjesën e dytë", Klaiv Demi analizon ndryshimin radikal ndaj Japonisë: Ancelotti motivoi ekipin

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Klaiv Demi ka zbërthyer përballjen mes Japonisë dhe Brazilit, duke vënë theksin te metamorfoza që pësuan "Seleçao" pas udhëzimeve të teknikut Carlo Ancelotti në dhomat e zhveshjes.

" Në pjesë të parë ishte me të vërtetë një Japoni e frikshme dhe e rrezikshme. Dinte mirë të menaxhonte, të menaxhonte lojën. Si dhe në rastin e golit. Gjithashtu dhe dinte të mbrohej mirë. Pra, bëri një lojë shumë defensive.

Markonte çdo lojtar top në top të Brazilit, nuk lejonte fare hapësira. Por siç duket mbas asaj, pushimit të pjesës së parë, duket që Ancelotti do ketë, do ketë motivuar mirë ekipin, sepse ishte një Brazil që nuk po përmbahej në pjesën e dytë. Ishte një Brazil shumë i rrezikshëm vetëm raste shënimi. Dhe të them të drejtën më surprizoi", u shpreh Demi.

EMISIONET