Sh*rr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur. Blutë sqarojnë se rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
