Nga burgu në maternitet, Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë.
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 12:28
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë.
Me miratimin e lejes nga SPAK, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur.
Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme ka dhënë 48 orë leje për kryebashkiakun e burgosur.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

