Protesta qytetare në ditën e 30-të/ Qytetarë dhe aktivistë mblidhen sërish në shesh
Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të të revoltës së tyre. Pas kësaj ata priten të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
