“Fjala juaj do dëgjohet edhe në Bruksel”/ Eurodeputetja gjermane, Tineke Strik: Qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët e saj! 

“Fjala juaj do dëgjohet edhe në

Eurodeputetja gjermane, Tineke Strik i është bashkuar protestës së 30-të të qytetarëve, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, Strik u shpreh se fjala e qytetarëve shqiptarë do të dëgjohet edhe në Bruksel.

Eurodeputetja gjermane theksoi se kjo protestë tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës. Në fund, Strik tha se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur.

“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur,” deklaroi eurodeputetja.

EMISIONET