Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i fitores ndaj Japonisë vendos rekord të ri

Martinelli hyn në historinë e Kupës së Botës, goli i

Gabriel Martinelli u bë heroi i Brazilit në fitoren dramatike 2-1 ndaj Japonisë, por goli i tij nuk solli vetëm kualifikimin për ekipin e Carlo Ancelottit. Sulmuesi i Arsenalit hyri edhe në historinë e Kupës së Botës me një rekord të ri.

Në minutën e 96-të, pak çaste para fishkëllimës përfundimtare, Martinelli përfitoi nga një top në qendër të zonës dhe me një goditje të saktë shënoi golin e fitores për “Seleçaon”, duke vulosur kalimin në fazën tjetër të turneut.

Ky realizim është tashmë goli më i vonshëm i shënuar ndonjëherë në kohën e rregullt të një ndeshjeje në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Francesco Totti, i cili në Botërorin e vitit 2006 shënoi nga pika e bardhë në minutën e 95-të ndaj Australisë, duke i dhënë Italisë kualifikimin në çerekfinale. Ai gol mbeti për vite me radhë një nga momentet më të paharrueshme të turneut.

Edhe në këtë edicion të Kupës së Botës janë regjistruar gola të vonshëm vendimtarë. Në fazën e 1/16-ve, Stephen Eustaquio realizoi në minutën e 92-të golin që i dha Kanadasë fitoren ndaj Afrikës së Jugut.

Goli i Martinellit konfirmon edhe një herë se në Kupën e Botës asgjë nuk përfundon deri në vërshëllimën e fundit, ndërsa mbrojtjet paralajmërohen të mos humbasin për asnjë çast përqendrimin deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

EMISIONET