Spahiu: Dominimi afrikan, surpriza më e madhe e Botërorit të Klubeve!

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, komentoi ecurinë e deritanishme të Botërorit të Klubeve, duke veçuar performancën e skuadrave afrikane si surprizën më të madhe të turneut.

Sipas Spahiut, pavarësisht investimeve të mëdha që ka bërë Turqia në futboll, si në nivel klubesh ashtu edhe në ekipin kombëtar, rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.

“E papritura ishte Turqia, duke pasur parasysh investimet e mëdha që ka bërë në futboll, si te klubet ashtu edhe te kombëtarja. Ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se për herë të parë në histori, nga Afrika arritën të kualifikohen nëntë skuadra, një shifër rekord. Ndoshta është rastësi, por edhe cilësia dhe futbolli i bukur që ato zhvillojnë kanë ndikuar në këtë sukses”, u shpreh Spahiu.

Ai shtoi se tashmë turneu ka hyrë në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt, ku pritet të rritet edhe më shumë niveli i konkurrencës dhe spektaklit në fushë.

Ekrem Spahiu: Sikurse e thatë edhe ju, e papritura ishte Turqia për gjithë atë investim që ka bërë në futbollin edhe te ekipet e klubeve, por edhe te ekipi kombëtar. Ajo që ra më shumë në sy për kalimin në 32-she, ishte që për herë të parë nga Afrika kalojnë nëntë ekipe kombëtare si asnjëherë tjetër. Ndoshta rastësia apo edhe futbolli i bukur i tyre, por nëntë ekipe domethënë nga Afrika është si shumë. Realisht tashmë kanë filluar takimet me eliminime.

EMISIONET