LSDM s*lmon Klekovskin për epideminë në Gostivar: Të mbajë përgjegjësi penale

LSDM s*lmon Klekovskin për epideminë në Gostivar: Të

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Sasho Klekovski, pas deklaratave të tij për situatën me epideminë e hepatitit në Gostivar, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi penale.

Nga LSDM pretendojnë se alarmi për krizën shëndetësore është dhënë me vonesë dhe se mosveprimi i institucioneve ka çuar në prekjen e mijëra qytetarëve.

“Rezultati është i gjithë Gostivari i prekur, mbi 4 mijë qytetarë të sëmurë. Askush nga kuadrot e OBRM-PDUKM-së nuk ndërmori masa për mbrojtjen e shëndetit të banorëve”, deklaruan nga LSDM.

Sipas kësaj partie, uji i kontaminuar ka ndikuar në përhapjen e sëmundjes për disa javë, ndërsa akuzojnë autoritetet për fshehje të të dhënave dhe menaxhim të dobët të krizës.

Reagimi i LSDM-së vjen pasi ministri Klekovski deklaroi se faza akute e epidemisë në Gostivar po qetësohet gradualisht dhe se fokusi tashmë është në zbulimin në kohë të rasteve me hepatit A dhe E.

LSDM e ka cilësuar situatën si një dështim institucional dhe ka kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

EMISIONET