Nothing përgatitet të hyjë në tregun e orëve inteligjente/ Modeli i parë pritet në shtator

Nothing përgatitet të hyjë në tregun e orëve

Kompania teknologjike Nothing pritet të prezantojë orën e saj të parë inteligjente nën markën kryesore, pas disa modeleve të publikuara më herët përmes markës së saj dytësore CMF.

Sipas informatorit Yogesh Brar, Nothing po zhvillon një smartwatch të ri, me lançimin e planifikuar për muajin shtator. Pajisja pritet të sjellë gjuhën karakteristike të dizajnit të kompanisë, me elemente transparente ose të tejdukshme, të ngjashme me produktet e tjera të Nothing.

Raportet sugjerojnë se ora do të jetë fillimisht e disponueshme në tregje të zgjedhura dhe do të ketë një çmim nën 300 dollarë.

Në këtë segment çmimi, ora e re e Nothing pritet të konkurrojë në kategorinë premium dhe mund të përdorë sistemin Wear OS, ndryshe nga orët inteligjente të linjës CMF që bazohen në platformën RTOS.

Detaje të tjera për specifikat, funksionet dhe datën e saktë të prezantimit pritet të publikohen në javët para lançimit.

EMISIONET