Trump pret Zelensky-n dhe Netanyahu-n në Shtëpinë e Bardhë/ Në fokus l*fta në Ukrainë dhe Lindja e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë të martën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në takime të ndara që pritet të përqendrohen te konfliktet kryesore ndërkombëtare.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, bisedimet me Netanyahu-n do të përfshijnë luftën në Iran, përparimin në negociatat me Libanin dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Trump ka pranuar se ka disa dallime me kryeministrin izraelit sa i përket çështjes së Iranit, por ka theksuar se marrëdhëniet mes tyre mbeten të afërta.
“Kemi një ndryshim të vogël, por jemi mjaft afër”, u tha Trump gazetarëve.
Ndërkohë, gjatë takimit me Zelensky-n, pritet të diskutohet procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
“Tani është koha për t’i dhënë fund luftës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Më herët, Trump ka minimizuar pretendimet e Zelensky-t se Rusia po i ofron Iranit informacione mbi bazat ushtarake amerikane, duke deklaruar se nuk beson se një gjë e tillë ka ndodhur në një nivel të lartë.
Të dy liderët, Netanyahu dhe Zelensky, pritet gjithashtu të marrin pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham, që do të zhvillohet në Uashington.


