Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz zgjedhin jugun e Francës për pushime, pavarësisht zjarreve që kanë përfshirë zonën

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz kanë zgjedhur rivierën franceze për pushimet e tyre verore, në një kohë kur disa zona të Francës po përballen me zjarre të fuqishme.
Çifti u pa në aeroportin e Nicës, një nga qytetet më të njohura të jugut të Francës, ku mbërritja e tyre tërhoqi vëmendjen e udhëtarëve të pranishëm në terminal.
Sipas një dëshmitari të cituar nga “The Sun”, Brooklyn dukej më i rezervuar dhe shikonte shpesh përreth gjatë kalimit në aeroport, ndërsa Nicola u shfaq më e qetë gjatë mbërritjes.
“Brooklyni dukej paksa nervoz dhe vazhdimisht shikonte përreth, ndërsa Nicola dukej më e qetë dhe e relaksuar. Shumë njerëz i njohën dhe i shikonin teksa kalonin nëpër terminal”, u shpreh udhëtari.
Pas mbërritjes në Francë, Nicola Peltz publikoi në rrjetet sociale disa pamje me lule të ndriçuara nga dielli, pa komentuar situatën e krijuar nga zjarret në rajon.
Vizita e tyre vjen në një periudhë të vështirë për Francën dhe Spanjën, ku zjarret masive kanë detyruar mbi 300 mijë persona të largohen nga zonat e prekura.
Zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për kontrollin e flakëve, ndërsa kushtet e vështira atmosferike, përfshirë temperaturat e larta dhe erërat e forta, kanë vështirësuar ndërhyrjet në disa zona.
Brooklyn Beckham, djali i ish-futbollistit të njohur David Beckham, dhe Nicola Peltz, aktore dhe modele amerikane, nuk kanë bërë komente publike lidhur me situatën e zjarreve gjatë qëndrimit të tyre në jugun francez.


