John Cena zbulon transplantin e flokëve: Ma ndryshoi plotësisht jetën

Mundësi profesionist dhe aktori i njohur amerikan, John Cena, ka folur hapur për transplantin e flokëve që ka kryer gjatë viteve të fundit, duke treguar se ndërhyrja ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij personale dhe profesionale.
Cena ka deklaruar se qëllimi i tij ishte të rikthente më shumë flokë dhe se rezultati përfundimtar i ka dhënë shumë kënaqësi.
“Qëllimi ishte të kisha më shumë flokë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ta arritur. E dua mjekun tim. Kjo ma ndryshoi plotësisht jetën”, u shpreh ai.
Aktori zbuloi se ishte aq i kënaqur me rezultatin e ndërhyrjes së parë, sa vendosi të kryente edhe një transplant të dytë rreth 15 muaj më vonë.
Sipas tij, procedura e parë zgjati rreth 13 orë e gjysmë, ndërsa e dyta rreth tetë orë.
Cena theksoi se ka pasur besim të plotë te mjeku dhe procesi, duke e konsideruar këtë ndryshim si një hap të rëndësishëm për vetëbesimin e tij.
Më herët, në një intervistë për revistën “People”, ai kishte treguar se pamja e re ka ndikuar pozitivisht edhe në karrierën e tij si aktor, pasi një ndryshim i tillë mund t’i hapë mundësi për role të reja dhe karaktere të ndryshme.
John Cena vijon të jetë një nga figurat më të njohura të sportit dhe kinemasë, duke kombinuar karrierën në WWE me suksesin në Hollywood.



