Nëna e Oliver Tree rrëfen bisedën e fundit me të birin para aksidentit tragjik me helikopter

Nëna e Oliver Tree rrëfen bisedën e fundit me të birin para

Nëna e këngëtarit Oliver Tree, Christine Begin Nickell, ka ndarë momentet e fundit të komunikimit me të birin, vetëm një ditë para aksidentit tragjik me helikopter që i mori jetën në Rio de Janeiro të Brazilit.

Gjatë ceremonisë përkujtimore në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz, ajo tregoi se e kishte telefonuar Oliverin për ta pyetur nëse kishte mbajtur premtimin për të lënë duhanin.

Sipas saj, artisti e telefonoi menjëherë përmes FaceTime dhe me humor i tregoi tymin e cigares para kamerës, por ajo që i mbeti më shumë në mendje ishte fakti se ai dukej “i lumtur dhe i emocionuar për jetën”.

Christine rrëfeu se i biri i kishte folur me entuziazëm për planet e tij të ardhshme, përfshirë krijimin e muzikës dhe përmbajtjeve në TikTok nga një shtëpi në majë të një mali, ku do të kalonte kohë me miqtë e tij.

Në aksidentin tragjik të 14 qershorit humbën jetën edhe YouTuberi Gaspar “Gaspi” Prim, regjisori Lucas Vignale, producenti muzikor Lucas Brito Chaves dhe dy pilotët Charles Marsillac dhe Alexandre Souza.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë, miq dhe figura të njohura si Logan Paul, Diplo dhe Ethan Klein, ndërsa fondet e mbledhura do të përdoren për Fondacionin “Oliver Tree for Baby Geniuses”, që synon të mbështesë artistët e rinj.

EMISIONET