Gjesti dhe Dhurata Dora bashkojnë forcat/ “Gasolina” publikohet nesër dhe premton të jetë hiti i radhës

Gjesti dhe Dhurata Dora kanë konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të ri muzikor, duke zbuluar se kënga e përbashkët do të titullohet “Gasolina”.
Lajmi ka ngjallur menjëherë interes te fansat, të cilët prej ditësh kanë pritur një projekt nga dy prej artistëve më të komentuar të skenës shqiptare.
Përmes rrjeteve sociale, Gjesti dhe Dhurata Dora kanë bërë të ditur se kënga do të publikohet nesër në orën 18:00.
“Gasolina” pritet të sjellë një kombinim të veçantë mes stilit energjik të Gjestit dhe ritmeve moderne që karakterizojnë muzikën e Dhuratës.
Dyshja ka krijuar pritshmëri të mëdha te publiku, ndërsa fansat tashmë po numërojnë orët deri në publikimin e këngës, e cila synon të jetë një nga hitet e radhës në muzikën shqiptare.


