Sam Asghari pranon realitetin: Gjithmonë do të jem i njohur si ish-bashkëshorti i Britney Spears

Sam Asghari pranon realitetin: Gjithmonë do të jem i njohur si

Aktori dhe modeli Sam Asghari po përpiqet të ndërtojë një identitet të ri në Hollywood, por pranon se lidhja e tij me Britney Spears do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së tij publike.

Në një intervistë për Page Six, Asghari foli për periudhën gjashtëvjeçare pranë këngëtares dhe martesën e tyre që zgjati rreth dy vite, deri në ndarjen e finalizuar në vitin 2024.

Ai tha se nuk pret që pyetjet për Britney Spears të zhduken ndonjëherë, edhe pse tashmë është i fokusuar te karriera e tij dhe projektet personale.

Pas ndarjes, Asghari ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës së medias dhe të përqendrohet te puna si aktor. Ai ka treguar se vëmendja e tij është te angazhimet profesionale dhe çështje të tjera që e prekin personalisht, përfshirë situatën në Iran, vendin ku ka lindur.

Për të kaluarën me Spears, Asghari nuk shfaq pendesë. Marrëdhënien me këngëtaren ai e sheh si një periudhë që ka ndikuar në jetën e tij, pavarësisht vështirësive.

“E kaluara është e kaluar. Nuk do të ankohem kurrë për diçka që ma ka ndryshuar jetën, qoftë për mirë apo për keq”, është shprehur ai.

Pas divorcit, aktori ka nisur një kapitull të ri edhe në jetën personale. Ai është në një lidhje me agjenten e pasurive të paluajtshme Brooke Irvine dhe jeton me të në Los Angeles.

Ndërkohë, në karrierë Asghari po punon për të krijuar një emër jashtë lidhjes me Britney Spears. Ai është pjesë e filmit të ri “The Gentleman Thief”, ku luan krah aktorit John Travolta.

EMISIONET