Manchester City gati ta zëvendësojë Rodrin me një talent maroken

Manchester City ka nisur të mendojë për të ardhmen e mesfushës dhe ka identifikuar një emër të ri si pasuesin e mundshëm të Rodrit.
Mesfushori spanjoll është në qendër të interesimit nga dy gjigantë europianë, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve, madrilenët janë favoritë në garën për shërbimet e tij dhe janë gati të ofrojnë një shumë prej 55-60 milionë eurosh për transferimin e tij.
Për këtë arsye, drejtuesit e Manchester Cityt po përgatiten për çdo skenar dhe kanë vendosur në radar Ayyoub Bouaddin si një alternativë afatgjatë për repartin e mesfushës.
Talenti maroken, i lindur në vitin 2007, ishte një nga lojtarët që spikati më shumë gjatë Kupës së Botës 2026 dhe konsiderohet një nga projektet më premtuese të futbollit botëror.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Klubi që zotëron kartonin e Bouaddit kërkon rreth 85 milionë euro për ta lënë të largohet, një shifër që konsiderohet e lartë edhe për një klub me fuqinë financiare të Manchester Cityt.
Megjithatë, drejtuesit e kampionëve anglezë kanë nisur punën për të ulur kërkesat ekonomike dhe për të siguruar një marrëveshje që do t’i garantonte Guardiolës një mesfushor me potencial të madh për vitet e ardhshme.


