Dështimi për Pirlon, ja alternativat e Italisë për pankinën

Federata Italiane e Futbollit ka hapur sërish garën për të gjetur trajnerin e ri të Kombëtares, pas dështimit për të emëruar Andrea Pirlon në stolin e “Axurrëve”.
Në krye të listës së preferencave të presidentit të Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò, qëndron Roberto Mancini. Ish-trajneri i Italisë është i gatshëm për një rikthim në drejtimin e kombëtares, ku në vitin 2021 arriti të shpallte Italinë kampione të Europës.
Një tjetër emër i rëndësishëm mbetet Antonio Conte. Trajneri italian vazhdon të konsiderohet një alternativë serioze dhe gëzon mbështetjen e disa presidentëve të klubeve të Serisë A, edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk kishte pasur kontakte zyrtare me Federatën.
Në listën e kandidatëve përmenden gjithashtu Stefano Pioli dhe Raffaele Palladino, të cilët shihen si opsione të mundshme për të nisur një cikël të ri me kombëtaren.
Një alternativë tjetër është Silvio Baldini, i cili së fundmi ka drejtuar Italinë në ndeshjet miqësore ndaj Luksemburgut dhe Greqisë dhe pritet të marrë drejtimin e Kombëtares U-21.

