VIDEO/ Mirlind Daku e nis me gol sezonin e ri në Rusi, debutim ëndrrash edhe për Maksutin

Sezoni i ri në kampionatin rus ka nisur në mënyrën më të mirë për sulmuesit shqiptarë. Mirlind Daku dhe Erald Maksuti kanë lënë menjëherë gjurmën e tyre, duke gjetur rrugën e rrjetës në javën e parë të Premier Ligës ruse.
Daku ishte protagonist për Rubin Kazanin në përballjen ndaj Krasnodarit, duke shënuar që në minutën e 12-të të takimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare përfitoi nga një asist i portierit të skuadrës së tij dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë.
Ky gol konfirmon edhe një herë rëndësinë e Dakut në repartin ofensiv të Rubin Kazanit, ku ai vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të sulmit. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të marrë pikë, pasi Krasnodari triumfoi në fund me rezultatin 3-1.
Një nisje spektakolare pati edhe Erald Maksuti. Sulmuesi shqiptar debutoi me fanellën e Akhmat Groznit në sfidën ndaj Lokomotivës së Moskës dhe u bë menjëherë protagonist.
I aktivizuar në minutën e 78-të, Maksuti iu deshën vetëm pesë minuta për të gjetur golin e parë me skuadrën e re. 22-vjeçari realizoi golin e barazimit 1-1, duke i siguruar Akhmatit një pikë të vlefshme në javën e parë të kampionatit.
Për sulmuesin shkodran, i transferuar këtë verë te Akhmati, ky është një fillim premtues në elitën e futbollit rus, pas paraqitjeve pozitive të sezonit të kaluar.
Daku, «Krasnodar»a gol attı. Bu arada, kalecinin muhteşem bir pasıyla.
— ☠️????????₵Ø₴₮₳₦₮ł₦ ⱠØⱤɆ₦₮Ɇ ç₳ç₳ ???????????? (@SenolDoan5) July 26, 2026
⚽️ ????♥️ pic.twitter.com/QtxVHxcUjx


