E KRYER/ Real Madrid transferon talentin Yann Diomande për 100 milionë euro

E KRYER/ Real Madrid transferon talentin Yann Diomande për 100 milionë

Real Madrid ka siguruar shërbimet e një prej talenteve që spikati më së shumti gjatë Kupës së Botës. Sulmuesi anësor ivorian, Yann Diomande, do të vazhdojë karrierën te gjiganti spanjoll, duke u transferuar nga RB Leipzig për një shumë që raportohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Klubi madrilen ka fituar garën ndaj Paris Saint-Germain, i cili prej javësh po ndiqte nga afër futbollistin e lindur në vitin 2006.

Sipas raportimeve, pasi kuptoi se transferimi i Michael Olise ishte i pamundur, presidenti Florentino Pérez vendosi të ndryshojë strategji dhe të investojë te Diomande, me synimin për t’i dhuruar trajnerit José Mourinho një përforcim cilësor në krahët e sulmit.

Transferimi i Diomandes konsiderohet një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos, ndërsa Real Madrid vazhdon të investojë te futbollistët e rinj me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.

EMISIONET