Haxhiu mbledh liderët e partive në Kuvend/ Në fokus përgatitjet për seancën konstituive

Haxhiu mbledh liderët e partive në Kuvend/ Në fokus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e subjekteve politike parlamentare në një takim të përbashkët për të diskutuar përgatitjet e seancës konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës.

Takimi do të mbahet të premten, më 31 korrik, në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 11:00.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, pika e vetme e rendit të ditës do të jetë “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Mbledhja pritet të shërbejë për koordinimin mes subjekteve politike lidhur me hapat proceduralë për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e Kuvendit.

EMISIONET