"Rama po fyen protestuesit, duhet të largohet"/ Këlliçi: Zemërimi i qytetarëve nuk zgjidhet me fyerje

"Rama po fyen protestuesit, duhet të largohet"/

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook, lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave që po zhvillohen prej disa ditësh në vend.

Sipas Këlliçit, kreu i qeverisë ka vijuar me fyerje ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubime, mes tyre të rinj, familjarë me fëmijë, prindër, si edhe përfaqësues të botës akademike dhe letrare.

Ai shprehet se në protesta kanë qenë të pranishëm edhe intelektualë e shkrimtarë, ndërsa kundërshton etiketimet e përdorura ndaj tyre nga kryeministri.

Këlliçi vlerëson se më e rëndësishme se çdo debat politik është mesazhi që po përcjellin qytetarët përmes pjesëmarrjes së tyre në protesta, duke e lidhur atë me pakënaqësitë dhe revoltën ndaj qeverisjes.

Ai shprehet se Edi Rama duhet të largohet për shkak të korrupsionit dhe arrogancës që, sipas tij, kanë karakterizuar drejtimin e vendit.

Po ashtu, Këlliçi argumenton se sulmet ndaj protestuesve nuk i sjellin përfitim kryeministrit dhe se reagimet e shpeshta ndaj protestave po tregojnë shqetësimin e tij për situatën.

Ai i bën thirrje Ramës të largohet pa i shkaktuar më shumë kosto qytetarëve dhe vendit.

EMISIONET