Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për “Zvërnecin”: Po protestohet në emër të Vlorës, vlonjatët nuk i dëgjoi njeri, jemi pro projektit

Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për

Për herë të parë, pas zhurmës së bujshme nëpër rrjet se pse vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk reagojnë në lidhje me situatën e krijuar për projektin që pritet të zhvillohen në Zvërnec, dyshja ka reaguar duke zbuluar qëndrimin e tyre.

Me binde të plotë se investimi do të jetë në të mirën e Vlorës, vëllezërit Veshaj shprehen se vlonjatët e duan investimin, ndërsa shtojnë se nuk ka pse të flitet në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit që haptazi janë pro investimit.

Pas disa ditësh që qytetarët ngritën pikëpyetjet e tyre se pse Donald dhe Romeo Veshja qëndrojnë “në hije” për investimet amerikane, vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar kanë realizuar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me projektin që ngriti në këmbë një Shqipëri të tërë.

“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri” tha Donaldi pasi dëgjoi mendimet e vlonjatëve në emsionin “Më lër të mbaroj”./Bulevardnews

EMISIONET