DITA E TETË E PROTESTËS! Shqiptaria në këmbë, 'gumëzhin' bulevardi nga mijëra protestues
Na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së paralajmëruar për projektin në Zvërnec, ndërsa qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Të pajisur me pankarta dhe flamuj kuq e zi, protestuesit po organizohen për marshimin që pritet të nisë në orën 18:00.
Tubimi, sipas planit të njoftuar, do të fillojë nga sheshi qendror dhe do të vijojë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me ndalesë përballë Kryeministrisë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan, ku po merr pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste dhe ka përmendur zhvillimet në sektorin e turizmit, përfshirë edhe projektin në Zvërnec.
Protestuesit paraqesin një sërë kërkesash që lidhen me qeverisjen dhe projektin e planifikuar në zonën bregdetare.
Kërkesat e protestuesve:
Dorëheqja e qeverisë
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për statusin strategjik
Shfuqizimi i paketës së maleve
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare


