PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Protestuesit zhvendosen nga bulevardi, nis marshimi me thirrje dhe pankarta në rrugët e Tiranës

Këtë të diel mesa duket fjalimet kanë përfunduar më herët, por absolutisht kjo nuk do të thotë që qendresa qytetare në shesh ka përfunduar me tubimin e saj.

Në këtë ditë të tetë të protestave, shqiptarët kanë ngritur pankarta dhe kanë mbajtur fjalime shpresëdhënëse.

Ndërkaq, ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës, ku protestuesit do të kenë mundësi të shpërndajnë thirrjet e tyre nëpër qytet dhe do valvisin flamunjt kuqezi.

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Protestuesit zhvendosen nga bulevardi, nis

Simbole, parrulla dhe shumë energji nëpër rrugët e kryeqytetit.

Thirrjet kryesore kundër qeverisë kanë "shpërthyer" që prej orës 18:00 dhe tashmë gjatë marshimit paqësorë do të dëgjohen thirrjet dhe kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe projektit të Zvërnecit.

 

EMISIONET