PANIK NË PROTESTËN E 8-të/ Një tjetër fëmijë humbet në turmë, protestuesit ulen dhe ndihmojnë për gjetjen e vogëlushit

Gjatë ditës së 8-të të protestës përpara Kryeministrisë në Tiranë, është regjistruar një incident ku një fëmijë ka humbur mes turmës së qytetarëve.

Menjëherë është bërë thirrje për gjetjen e tij, ndërsa qytetarët në shesh kanë ndërprerë lëvizjen dhe janë ulur në tokë për të ndihmuar në identifikimin e fëmijës.

Ndërkohë, babai i vogëlushit, Arjoni, bëri thirrje që fëmija mund të identifikohej përmes një trikoje jeshile që ai ka veshur.

Ai ka kërkuar gjithashtu që çdo person që mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 069 408 2717.

Fatmirësisht, vogëlushi është gjetur.

 

EMISIONET