TAIVANI BËHET GATI PËR KINËN! Autoritetet testojnë gatishmërinë ushtarake ndaj një sulmi kinez

Taivani zhvilloi një nga stërvitjet më të mëdha të gatishmërisë kombëtare, duke simuluar një sulm të plotë nga Kina. Skenari përfshinte bllokadë detare, tërmet, sulme kibernetike, sabotime dhe pushtim ushtarak. Autoritetet synojnë të rrisin rezistencën civile dhe ushtarake përballë presionit në rritje nga Pekini.

TAIVANI BËHET GATI PËR KINËN! Autoritetet testojnë

Një bllokadë detare, një tërmet shkatërrues, sulme kibernetike, sabotime dhe më pas një pushtim i plotë ushtarak. Ky ishte skenari i stërvitjes më të madhe të zhvilluar deri më tani në Tajvan, për të testuar reagimin e institucioneve civile dhe ushtarake në rast të një konflikti me Kinën.

Më shumë se 370 zyrtarë qeveritarë dhe drejtues ushtarakë morën pjesë në stërvitjen dyditore të organizuar në qarkun Nantou, në qendër të ishullit, një zonë që në rast lufte do të shërbente si bazë mbështetëse për popullsinë e zhvendosur dhe operacionet ushtarake.

Skenari parashikonte fillimisht një bllokadë kineze, e ndjekur nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë, i cili shkaktonte viktima dhe dëmtime të mëdha. Paralelisht, televizionet lokale hakeroheshin dhe transmetonin propagandë kineze, infrastruktura sabotohej, ndërsa përhapja e dezinformimit shkaktonte panik, tërheqje masive të parave nga bankat dhe trazira civile.

Në fazën e dytë të stërvitjes, autoritetet testuan reagimin në terren, duke simuluar rrëzimin e një droni kinez pranë një centrali energjetik, ngritjen e pikave të shpërndarjes së ushqimeve dhe koordinimin mes ushtrisë, qeverisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas autoriteteve tajvaneze, stërvitja është ndërtuar mbi mësimet e nxjerra nga luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë zhvendosjen e operacioneve spitalore në ambiente nëntokësore dhe testimin e rrjeteve qeveritare përballë sulmeve të hakerëve profesionistë.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të stërvitjes, Tajvani raportoi se Kina kreu një tjetër patrullim të gatishmërisë luftarake rreth ishullit me anije luftarake dhe të paktën 22 avionë ushtarakë, përfshirë bombardues me kapacitet bërthamor.

Pekini akuzoi presidentin tajvanez Lai Ching-te për përshkallëzim të tensioneve, ndërsa autoritetet në Taipei theksojnë se përgatitjet synojnë të rrisin aftësinë e vendit për t'u përballur me çdo krizë, qoftë natyrore apo ushtarake.

EMISIONET