Gjetje e pazakontë në Francë/ Zbulohen 75 b*mba të Luftës së Dytë Botërore gjatë punimeve për fibra optike në Normandi

Gjatë punimeve për instalimin e fibrave optike në rajonin e Normandisë, punëtorët kanë hasur një sasi të madhe municionesh të vjetra që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Versonit, ku gjatë gërmimeve janë gjetur gjithsej 75 bomba, secila me peshë rreth 250 kilogramë.
Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për bomba betoni të përdorura për stërvitje, të cilat nuk paraqesin rrezik për banorët e zonës.
Pavarësisht kësaj, në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të asgjësimit të bombave për t’i verifikuar, identifikuar dhe klasifikuar për arsye sigurie.
Pas përfundimit të procedurave, bombat pritet të ruhen si objekte historike. Bashkia ka bërë të ditur se ato do t’u ofrohen muzeve lokalë, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike të zonës.

