Godet Ukraina në zemër të aviacionit rus në Krime, në shënjestër avionët luftarakë dhe depot e dronëve

Godet Ukraina në zemër të aviacionit rus në Krime, në

Ukraina ka ndërmarrë një sulm ndaj dy bazave ajrore ruse në Krimenë e pushtuar, duke vënë në shënjestër avionë luftarakë dhe depo dronësh, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Sulmet u kryen ndaj bazave ajrore ushtarake Saky dhe Hvardiyske.

Sipas SBU-së, baza e Saky u godit për herë të dytë gjatë kësaj jave, ndërsa nga sulmet të paktën shtatë avionë luftarakë u shkatërruan ose u dëmtuan.

Saky dhe Hvardiyske konsiderohen ndër bazat më të rëndësishme të aviacionit ushtarak rus në Krime.

Ato përdoren rregullisht nga avionët taktikë që kryejnë sulme me raketa dhe bomba në territorin ukrainas, si edhe për mbështetjen e operacioneve të forcave ruse në frontin jugor.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga pala ruse lidhur me dëmet e raportuara nga autoritetet ukrainase.

EMISIONET