DEBATI PËR DH*NËN NË PROTESTË/ Ministri Lamallari: Ishin vandalë, jo protestues. Demokratët: Policia fajtore
Vandalë i cilësoi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, një pjesë të protestuesve që u përplasën me policinë gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit.
Nga Elbasani, ministri tha se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por se dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, gazetarëve dhe institucioneve publike është e papranueshme dhe do të trajtohet sipas ligjit.
Ndryshe nga qëndrimi i përfaqësuesit të qeverisë, deputeti demokrat Klevis Balliu, pasi vizitoi të arrestuarit, akuzoi policinë për dhunë.
Të arrestuarit po mbahen në bllokun e sigurisë dhe pritet të dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

