Momenti emocionues/ Tre vëllezër nxirren gj*llë nga rrënojat e tërmetit! (VIDEO)

Momenti emocionues/ Tre vëllezër nxirren gj*llë nga rrënojat

Tre vëllezër janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e tërmetit në La Guarira, të Venecias. Televizioni shtetëror publikoi pamjet e shpëtimit të tre fëmijëve, të mbuluar me pluhur por gjallë, duke shkaktuar emocione të forta mes ekipeve të shpëtimit dhe qytetarëve.

Ngjarja është konsideruar një nga momentet më shpresëdhënëse mes shkatërrimit masiv të shkaktuar nga lëkundjet sizmike që kanë goditur vendin.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se La Guaira është shpallur “zonë fatkeqësie”, pasi rezulton ndër zonat më të dëmtuara nga tërmeti i dyfishtë që goditi vendin gjatë natës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në mënyrë intensive në kërkim të të mbijetuarve të tjerë nën rrënoja.

 

EMISIONET