Huqi: Teknologjia dhe mekanizimi të domosdoshëm për një bujqësi konkurruese në BE

Huqi: Teknologjia dhe mekanizimi të domosdoshëm për një

Fatos Huqi, asistent lektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për sektorin e bujqësisë.

Gjatë intervistës, Huqi theksoi se bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe është e lidhur ngushtë me mbrojtjen e mjedisit.

Sipas tij, zhvillimi i sektorit kërkon rritjen e përdorimit të teknologjive moderne dhe inovacionit, në mënyrë që prodhimi bujqësor të jetë më efikas dhe konkurrues.

Ai solli si shembull përdorimin e dronëve për spërkatjen dhe mbrojtjen e kulturave bujqësore, si dhe aplikimin e modeleve që vlerësojnë ndikimin e faktorëve mjedisorë në prodhim.

Sipas Huqit, këto teknologji mund të japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së prodhimit.

Një tjetër sfidë që ai evidentoi është mungesa e fuqisë punëtore në sektorin bujqësor. Huqi u shpreh se Shqipëria po përballet prej vitesh me mungesën e krahut të punës, duke e bërë të domosdoshëm investimin në mekanizim dhe teknologji moderne.

 

EMISIONET