Anija cisternë g*ditet nga një raketë e panjohur në Oman/ Dëmtohet ura e komandimit, nuk raportohet për v*ktima

Anija cisternë g*ditet nga një raketë e panjohur në Oman/

Një anije cisternë u godit nga një raketë e panjohur në juglindje të Omanit të enjten ditën e sotme, duke pësuar dëmtime në urën e komandimit, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas UKMTO-së, incidenti ndodhi rreth 7.5 milje detare në juglindje të Dahit, në Oman.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo për ndonjë ndikim mjedisor si pasojë e incidentit.

UKMTO bëri të ditur se autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa anijeve që lundrojnë në zonë u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

EMISIONET