VIDEO/ Aksident tek kryqëzimi i “Vorrit të Bomit” në Tiranë, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në kryqëzimin e “Vorrit të Bomit”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po u japin ndihmën e parë personave të përfshirë në aksident.

Siç shihet dhe në video, mësohet se ka persona të plagosur.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë kryqëzim është rënduar, duke shkaktuar vonesa në trafik.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa priten informacione zyrtare në vijim.

EMISIONET