VIDEO/ Taulant Balla nxeh gjakrat! Azgan Haklaj i kthehet ashpër dhe i kujton se kush ishte Tahir Sinani: “Një jetë tre luftëra”

VIDEO/ Taulant Balla nxeh gjakrat! Azgan Haklaj i kthehet ashpër dhe i

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shkaktuar një furtunë reagimesh jo vetëm në Shjqipëri, por edhe në Kosovë dhe shkak u bënë aludimet e tij se dëshmori Tahir Sinani u pagua si mercenar në UÇK.

Një reagim i ashpër vjen  nga Azgan Haklaj , i cili në rrjetet sociale i kujton Ballës se kush ishte Tahir Sinani

““Një jetë tre luftëra”, “Lis i shqiptarizmit përjetësuar në pavdekësi"! Në vend të replikës me Taulant Ballën!”, shkruan Azgan Haklaj.

Kush eshte Tahir Sinani?

Tahir Sinani, nga Tropoja, ishte oficer i Ushtrisë së Shqipërisë kur iu bashkua UÇK-së. Ai mori pjesë aktive në tri luftëra çlirimtare në hapësirën ballkanike.

Gjatë vitit 1998-1999, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shërbeu si komandant i shquar në Zonën Operative të Pashtrikut, duke udhëhequr operacione të rëndësishme luftarake kundër forcave serbe.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai kontribuoi në organizimin dhe strukturimin e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje.

Tahir Sinani ra dëshmor më 29 korrik 2001 në Malet e Tanushës (në rrethinën e Gostivarit), gjatë një shpërthimi aksidental të municioneve në një depo armatimi të UÇK-së, ku humbi jetën së bashku me katër bashkëluftëtarë të tjerë.

Ai u varros me nderime të larta ushtarake dhe mban titullin e lartë Hero i Kombit. Në nëntor të vitit 2025, në nderim të figurës së tij, u zbulua një shtatore madhështore në qytetin e Prizrenit.

EMISIONET