Propozimi i papritur nga protestuesit! Ç’do të ndodhë më 23 korrik? Qytetarët “vërshojnë” rrugëve të Tiranës në marshimin e radhës

Kjo e shtunë shënoi ditën e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku u vendosën për vijimin e tubimit.
Përpara Kryeministrisë është propozuar që tubimi një ditë të bëhet paradite.
“Protesta të nisë për një ditë paradite. Në 23 korrik marshim në 8:30 nga sheshi Skënderbej te Parlamenti”, propozuan protestuesit.
Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike.
Sot është thirrur protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim.
Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, nisën marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.


