“E përjetuan shumë keq”/ Ish-volejbollistja Nexhipi tregon momentet pas eliminimit të Gjermanisë

Eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Botërori ka lënë pas zhgënjim të madh te tifozët vendas. Ish-volejbollistja Nensi Nexhipi, e ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, solli një rrëfim nga atmosfera që përjetoi në Gjermani gjatë ditës së ndeshjes së kombëtares gjermane.

Nexhipi u shpreh se ky kompeticion ka sjellë shumë emocione dhe surpriza, sidomos nga skuadrat që nuk konsideroheshin ndër favoritët kryesorë. Megjithatë, largimi i Gjermanisë mbeti një nga momentet më të diskutuara të turneut.

“Ka qenë emocion i madh. Edhe skuadrat që i konsideronim si nën hije kanë arritur të na surprizojnë. Kampionati ka qenë tepër premtues”, u shpreh Nexhipi gjatë bisedës në studio.

Ajo tregoi edhe për atmosferën në Gjermani në ditën kur kombëtarja u eliminua, duke rrëfyer se tifozët e përjetuan rëndë rezultatin.

“Isha në Gjermani atë ditë që u luajt ndeshja. E përjetuan goxha keq”, tha ish-volejbollistja.

Pavarësisht dëshirës që Gjermania të vazhdonte më tej në garë, Nexhipi solli edhe anën tjetër të futbollit, ku surprizat janë pjesë e pandashme e lojës.

“Futbolli, ashtu si çdo sport tjetër, gjithmonë ka të papritura”, u shpreh ajo.

Eliminimi i Gjermanisë rikujtoi edhe një herë se në turnetë e mëdha emrat dhe historia nuk mjaftojnë gjithmonë, pasi çdo ndeshje vendoset vetëm në fushën e lojës.

 

EMISIONET