Aksident në Lushnjë-Berat/ Benz-i përplas nga pas Volkswagen-in, e moshuara dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Lushnjë-Berat/ Benz-i përplas nga pas Volkswagen-in,

Aksident në aksin rrugor nacional Lushnjë-Berat në qendër të fshatit Fier-Shegan, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e policisë rrugore në vendngjarje.

Sipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas.

Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit.

EMISIONET