Korçë/ Makina përplas karrocën me fëmijën 1-vjeçar, shoferi e dërgon vetë në urgjencë

Korçë/ Makina përplas karrocën me fëmijën

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të vogël është regjistruar në lagjen 10 të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Një automjet ka përplasur një karrocë ku ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Sipas të dhënave paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën në karrocë, kur është goditur nga automjeti.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ka marrë të miturin dhe e ka transportuar vetë drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin përkatës.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

EMISIONET