EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përpl*s për vdekje drejtuesin e motorit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 13:37

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç.
Një autoveturë tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.
Motoristi ka ndërruar jetë në vend ndërsa shoferi i veturës Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në rajonin e Policisë Fushë-Krujë.
Policia po heton dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet për një pakujdesi të drejtuesit të veturës, por do pritet edhe ekspertiza auto-teknike për të dalë në konkluzion.

