Ylli i Belgjikës braktis kombëtaren për një arsye të veçantë: Askush nuk duhet të humbasë...

Ylli i Belgjikës braktis kombëtaren për një arsye të

Zheremi Doku, një nga yjet e përfaqësueses së Belgjikës, ka munguar në ndeshjen e sotme përballë Iranit, pasi ka zgjedhur që të kthehet në Belgjikë.

Arsyeja, siç shpjegoi vetë futbollisti i Mançester Sitit, ishte se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe pritej të lindte fëmijën e parë të çiftit. “Është fëmija im i parë, ndaj padyshim që do të doja të isha atje.

Nëse më pyet se çfarë dua, përgjigja ime është që askush nuk do të humbasë lindjen e fëmijës së parë. Por e di që edhe futbolli të detyron të marrësh në konsideratë gjëra të tjera”, tha lojtari për “Reuters”.

Deklaratat e tij përhapën shumë polemika, por duket se kjo nuk ja shqetësuar lojtarin.

Ai mungonte në ndeshjen e sotme, pasi është kthyer në vendlindje për të qenë pranë bashkëshortes së tij.

Një vendim i ndryshëm nga ai i Leo Ostigard të Norvegjisë, i cili ditën e djeshme u bë baba dhe ndoqi të gjithë procesin e lindjes nga grumbullimi në SHBA nëpërmjet FaceTime.

EMISIONET