Belgjika nuk e thyen dot Iranin, me 10 lojtarë edhe në ndeshjen e dytë

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin.
Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi me sulme bindëse nga “Djajtë e Kuq” , duke tentuar disa herë për të gjetur golin, por pa mundur dot të thyenin murin e Beiranvand.
Iranianët kaluan në avantazh në minutën e 25’ me Taremin, por VAR-i ndërhyri për t’i prishur festën ish-sulmuesit të Interit.
Gjërat u vështirësuan për ekipin e Rudi Garcias pas daljes me karton të kuq të Ngoy në minutën e 66’.
Kështu si Belgjika, ashtu edhe Irani, shkojnë të dyja në kuotën e 2 pikëve në Grupin G, ndërsa ndeshja e radhës në këtë grup është ajo mes Zelandës së Re dhe Egjiptit në orën 03:00 të mëngjesit.

