Hysenllari: Mund ta ‘tradhtoj’ Portugalinë dhe të bëj tifo për...

Në emisionin “Ora e Botërorit”, e ftuar ishte gazetarja Katerina Hysenllari, e cila u përfshi në një diskutim për ecurinë e Kombëtareve në Kampionatin Botëror dhe preferencat e saj personale si tifoze.

Gjatë bisedës në studio, ajo tregoi se simpatizon Portugalinë, por mbetet e hapur për të ndryshuar mbështetjen e saj në varësi të ecurisë së skuadrës.

"Do kisha dashur Portugalinë, edhe pse nuk e shoh në pozitat e veta më të mira. Nëse e merr veten, mbetet për t’u parë. Në të kundërt do bëj tifo për Francën."-tha gazetarja.

Ajo shtoi se preferenca për Francën lidhet edhe me simpatinë e mëparshme për këtë ekip.

"Thjesht më pëlqen ekipi. Në të shkuarën kam qenë me Francën, pastaj rrugës kam ndryshuar disa herë."-shtoi ajo.

Gjatë diskutimit në studio u prek edhe performanca e disa yjeve të futbollit, ku pati edhe komente të forta për rolin e Cristiano Ronaldos në skuadrën e Portugalisë.

"Ronaldo është barrë e madhe për ekipin."-theksoi Hysenllari.

Deklarata solli reagime të ndryshme në studio, duke hapur debat mes të ftuarve për formën dhe ndikimin e lojtarëve kryesorë në skuadrat e tyre.

 

EMISIONET