DITA 22/ Përfundojnë fjalimet, nis marshimi-protestë në rrugët e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 21:34
Që prej orës 19:00, protestuesit janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me thirrje dhe brohorima, duke vijuar tashmë në ditën e 22-të e tubimit.
Ndërkohë, shqiptarët kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe menjëherë kanë nisur marshimi në rrugët e Tiranës.
Në pamjet e transmetuara nga Ora News, mund të shihet "lumi" i protestuesve të cilët mes thirrjeve dhe flamujve janë më të zellshëm se asnjëherë më parë.

