Nga portokallia te e zeza, detaji i pazakontë në “Ora e Botërorit”/ Shtrepi zbulon arsyen: Holandës po i vjen momenti...

Në emisionin “Ora e Botërorit”, i ftuar ishte analisti sportiv Josel Shtrepi, i cili komentoi ndeshjet e fundit të Kampionatit Botëror dhe atmosferën që po shoqëron rrugëtimin e skuadrave favorite.

Përveç analizës së ndeshjeve, në studio u diskutua edhe një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga teleshikuesit.

Veshjet e të ftuarve kishin ndryshuar ndjeshëm krahasuar me emisionet e mëparshme, duke kaluar nga ngjyrat e ndezura te e zeza.

Gjatë bisedës, u përmend fakti se ndryshimi lidhej me rrugëtimin gjithnjë e më serioz të Holandës në këtë Botëror.

"Thjesht e zeza për të qenë sa më shumë zyrtar, sepse rrugëtimi i Holandës po bëhet shumë serioz në këtë Botëror."-tha ai.

Atmosfera në studio u shoqërua edhe me batuta, ndërsa diskutimet për emocionet e ndeshjeve sollën komente me humor për ngjyrat që kanë shoqëruar analizat sportive.

"Po pra, ka filluar të bëhet e kuqe ajo bluza nga portokalli."-tha Shtrepi.

Ndërkohë, moderatorët kujtuan se ngjyra portokalli ka qenë e lidhur tradicionalisht me kombëtaren holandeze dhe me emocionet që ajo ka sjellë gjatë turneut.

"Aq ishte atmosfera. Presim ndeshjen e radhës të Holandës për të na sjellë sërish emocione."-u shpreh ai.

Me Holandën që vijon rrugëtimin në Botëror, mbetet për t’u parë nëse edhe në studion e “Ora e Botërorit” do të rikthehen ngjyrat e zakonshme apo e zeza do të vazhdojë të mbetet pjesë e atmosferës së analizave sportive.

 

EMISIONET