AKSIDENT I TMERRSHËM/ Nënë e bijë i mbijetojnë përplasjes së autobusit por humbin...

AKSIDENT I TMERRSHËM/ Nënë e bijë i mbijetojnë

Dy nga të plagosurat në aksidentin e rëndë të 30 qershorit, ku autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar, pasi kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe, të cilat po përballen me pasoja të rënda nga aksidenti.

Sipas familjarëve, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra. Edhe vajza e saj, 27-vjeçarja Oriada Lazaj, ka humbur njërën këmbë, ndërsa këmba tjetër ka dëmtime të rënda dhe rrezikon komplikacione të mëtejshme nëse nuk trajtohet në një qendër të specializuar.

E reja ka pësuar gjithashtu fraktura në kofshë dhe në legen, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin jashtë Shqipërisë për trajtim më të avancuar.

Familjarët bëjnë me dije se vendimi për transportimin në Greqi është marrë pasi ndërhyrjet që u nevojiten nuk mund të kryhen në vend.

Sipas tyre, të dyja kanë kaluar rrezikun për jetën, por gjendja mbetet e rëndë dhe rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë. Ata kanë apeluar për ndihmë, pasi kostot e trajtimit janë të papërballueshme për familjen.

EMISIONET