Stavri: Botërori po thyen rekorde golash, por eliminimi i Gjermanisë dhe Holandës ia uli spektaklin!

Erion Stavri, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, analizoi ecurinë e Kampionatit Botëror, duke theksuar se ky edicion po spikat për numrin e lartë të golave, por edhe për eliminimin e hershëm të disa prej kombëtareve më të mëdha.

Sipas Stavrit, turneu është shumë pranë arritjes së kuotës së 3000 golave në historinë e Botërorëve, ndërsa mesatarja prej rreth 2.8 golash për ndeshje është më e larta krahasuar me edicionet e mëparshme.

“Duke e nisur nga numri i golave, po synohet realizimi i 3000 golave. Nëse analizojmë çdo ndeshje, mesatarja është më e larta nga të gjithë botërorët, rreth 2.78-2.80 gola për takim,” u shpreh ai.

Megjithatë, Stavri nënvizoi se befasitë e shumta kanë bërë që disa prej favoritëve të eliminohen herët, duke ndikuar edhe në nivelin e spektaklit.

“E veçanta e këtij Botërori është se disa nga emrat që prisnim t’i shihnim në fazat më të avancuara janë eliminuar shumë shpejt. Nuk them se skuadrat që i eliminuan nuk e merituan kualifikimin, por mendoj se spektakli do të ishte edhe më i madh për tifozët nëse këto kombëtare do të vazhdonin garën,” tha Stavri.

Ai përmendi si shembuj eliminimin e Gjermanisë dhe Holandës, duke shtuar se bëhet fjalë për dy kombëtare që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit botëror. Gjithashtu, ai veçoi edhe suksesin surprizë të Paraguajit, që sipas tij ishte një rezultat që pak e kishin parashikuar.

Erion Stavri: Duke parë duke e filluar njëherë që nga numri i golave. Domethënë po arrihet, synohet realizimi i 3000 golave. Duke analizuar çdo ndeshje, pak a shumë mesatarja është më e larta nga të gjithë botërorët. I ka dhënë 2.78, 2.80 e ca gola për ndeshje.

Po kështu e veçanta e këtij botërori është sepse disa nga emrat të cilët ne i prisnim që të ishin në raundet më të larta të botërorit janë eliminuar shumë shpejt dhe sipas saj them që ëh jo se të tjerët të cilët, kanë fituar kundër tyre nuk e meritojnë, por them që spektakli do ishte më i madh dhe pritshmëria nga ana si e spektatorëve si e tifozëve.Gjermania, Holanda për shembull.

Gjermania, Holanda, flasim për dy emra që i kanë dhënë emër futbollit. Patjetër, Gjermani, Paraguaj edhe ajo një ndeshje që nuk e prisnim që Paraguaj të kalonte në fazën tjetër.

EMISIONET