Hamilton siguron pole position në Silverstone pas një dueli të ngushtë me Antonellin

Hamilton siguron pole position në Silverstone pas një dueli të

Lewis Hamilton firmos pole position për Garën Sprint në Silverstone, garën e shtëpisë së tij. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistë duke e përshkuar atë me kohën 1 minutë 28 sekonda dhe 376 të mijtat duke mposhtur me vetëm 11 të mijtat më shumë, Andrea Kimi Antonelli duke plotësuar me italianin vijën e parë të startit.

Në vijën e dytë, me  kohënb e tretë më të mirë është Max Verstappen me Red Bull me 321 të mijtat më shumë se Hamilton dhe përkrah holandezit do të jetë piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.

Nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në vijën e tretë të startit, George Russell me Mercedes i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Lando Norris.

Pas britanikut është piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri në vendin e shtatë i ndjekur ngga Isack Hadjar me Redbull në të tetin, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë të kualifikuesve për Garën Sprint të Çmimit të Madh të Silverstone e plotësojnë dy pilotët e skuadrës Racing Bulls, Liam Lawson dhe Arvid Lindblad.

 

EMISIONET