Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10 komunitete në bregdetin katalanas.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, zjarri nisi të dielën në mëngjes pranë zonës La Bisbal d’Empordà, në afërsi të Gironës, rreth 20 kilometra larg Detit Mesdhe.
Erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa një re e dendur tymi ka mbuluar zonën përreth. Si masë sigurie, autoritetet kanë urdhëruar kufizimin e lëvizjes dhe izolimin e komuniteteve të prekura, përfshirë edhe qytetin turistik bregdetar Playa d’Aro.
Ekipet e emergjencës po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

